Preferencat seksuale – duke përfshirë kur, si dhe me kë – janë një çështje thjesht personale. Një preferencë, megjithatë, që mund të mos e kuptoni se e keni dhe as nuk e keni menduar se si ndikon në dëshirën tuaj për seks është dita juaj e preferuar e javës.
Megjithatë, një raport i ri nga “Adam & Eve” pretendon se disa ditë kemi një epsh më të madh dhe disa ditë jo.
Por në cilën kohë të javës e lëmë mënjanë plotësisht aktivitetin tonë seksual?
Cilat janë, me pak fjalë, ditët më pak të preferuara për të bërë seks?
Të mërkurën dhe të enjten! Hulumtimi nuk tregon arsyet pse ndodh kjo, por sipas seksologes Jenni Skyler, kjo mund të jetë për faktin se në mesin e javës presioni dhe stresi nga detyrimet arrijnë “limitin”, ndërsa lodhja është mjaft e lartë. Po ashtu, priremi të mos kemi as shumë kohë në mënyrë për të përmbushur të tjera detyrime.
Sipas ekspertit, kjo nuk është e shëndetshme për zhvillimin e marrëdhënies, pasi mund të ndikojë në distancimin mes çiftit. Ai sugjeron tre mënyra për t’u afruar më shumë me partnerin, edhe kur lodhja dhe stresi ju pushtojnë.
Ju mund të vini në lojë hobet tuaja dhe të kaloni kohë së bashku ose të zgjidhni një lodër seksi. Ndonjëherë edhe përdorimi i tyre rrit libidon. Nga ana tjetër, mund të konsumoni një pije apo ushqim afrodiziak dhe të kënaqeni me përqafime dhe përkëdhelje.