13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Konkurrenti i “Përputhen”, pronari i “çerdhes” së prostitucionit në Tiranë

    Një 29-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

    Burime për gazetaren Xhensila Kodra të ABC, bëjnë të ditur se i arrestuari është Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit “Përputhen”.

    Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza , për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

    Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

    Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

    Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit