17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kthesa e madhe e Gjermanisë, që mund të ndryshojë rrjedhën e luftës

    Gjermania do të dërgojë në Ukrainë 1 mijë armë kundërtank dhe 500 raketahedhëse, ka bërë të ditur kancelar, Olaf Scholz këtë të shtunë.

    Vendimi është një kthesë e politikave të ndjekura deri tani nga Gjermania për eksportin e armëve.

    Gjermania prej muajsh është vënë në qendër të kritikave për përgjigjen e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë.

    Berlini deri tani mbante qëndrim kundër dërgimit të armëve në zonat e konfliktit duke bllokuar kështu transferimin e armatimeve të prodhuara anë Gjermani nga vendet anëtare të NATO-s drejt Ukrainës.

    “Sulmi i Rusisë shënon një pikë kthese. Është detyra e jona që të bëjmë më të mirën për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet nga pushtimi i ushtrisë së Putinit”, deklaroi Scholz.

    Gjermania gjithashtu i ka dhënë leje Holandës që të transferojë 400 granatahedhëse në ndihmë të Ukrainës.

    Gjermania është ekonomia më e madhe dhe vendi më i fuqishëm i BE-së. Berlini është i varur nga gazi rus dhe vazhdimisht kjo ka qenë një pengesë në diskutimet për sanksionet ndaj Rusisë.

    Presioni i madh, përshirë atë të zyrtarëve të Ukrainës, duket se ka bërë që Gjermania të tërhiqet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit