10.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ku i gjen paratë Fatmir Mediu, që punëson kompani lobimi në SHBA?

    Kreu i Partisë Republikane i është shtuar listës së politikanëve shqiptarë që angazhojnë kompani lobimi për të siguruar takime kortezie në Uashington D.C.

    Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA tregojnë se udhëheqësi i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka angazhuar kompaninë lobuese ‘Bailey Strategic Advisors, LLC’.

    Bailey Strategic Advisors, LLC është një kompani e regjistruar në Dallas, Teksas. Sipas deklaratës të bërë  nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i përfaqësimit të Mediu është realizimi i takimeve me zyrtarë amerikanë, për përmirësimin e perceptimit të Shqipërisë tek këta të fundit.

    Për realizimin e këtyre shërbimeve kompania shprehet se nuk ka një kontratë të shkruar midis palëve. Ajo ka njoftuar se ka realizuar kontakte nëpërmjet mesazheve me senatorin John Cornyn dhe Samantha Leahy – një përfaqësuese të senatorit Ted Cruz, në emër të Famtir Mediu.

    Këto kontakte janë realizuar midis muajve qershor dhe gusht 2002. E njejta kompani është angazhuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të lobuar zyrtarët e SHBA-së.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit