5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kur Berisha luan partish!

    Nga Dritan Hila

    Dje janë zhvilluar primaret në fraksionin e drejtuar nga Berisha.

    Asgjë nuk i ngjante një qasjeje serioze: Kandidatë që bëjnë sikur janë institucionalë e nuk dihet si janë caktuar; komisione të mbledhur në oborre lagjesh dhe në fund deklarata të ndjekësve të Berishës që dukeshin nga pamja se as vetë nuk i besonin ato që thoshin.

    Nuk thonë kot se plaku ngjan me fëmijën. E nëse fëmijët pëlqejnë të luajnë shtëpiash apo doktorësh, Berishës i është shkrepur të luajë partish. Por nëse fëmijët të nxisin t’i përkëdhelësh, Berisha të bën të qeshësh.

    Me pamje që tregon peshën e viteve; me sjellje ku vitet kanë bërë punën e tyre, mjafton të kujtosh se në daljen e fundit televizive doktori në katër minuta, tre herë ju kthehej gazetarëve me “ë” pasi nuk dëgjonte pyetjet; dhe me sjellje që të lënë të kuptosh se doktori tashmë nuk ka problem vetëm dëgjimin por edhe perceptimin e botës, e gjithë historia e djeshme ngjante një farsë.

    Ish-ministra apo funksionarë të PD që i shkojnë pas, nga ata që doktori i quante dikur “karrige-thyer”, më shumë sesa seriozitet të sipërmarrjes së Berishës, tregojnë dëshpërimin e tyre pasi nuk e gjejnë veten në një botë ku janë mësuar të hanë vetëm me llogjet e politikës.

    E megjithatë Berisha e di se të gjitha këto procese janë fallco. E vetmja rrugë reale e tij për të qenë pjesë e lojës politike është që të formojë një parti të re dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Mirëpo ndoshta nga frika se e di që në realitet nuk është ai që pretendon apo se nuk ka mundësi fizike dhe kohore që t’i japë rrugë një partie të re, sillet vërdallë në ambiguitetin e një loje që as vetë nuk e beson.

    Dhe të kujtosh se ky ishte njeriu që bënte shiun dhe diellin në këtë vend për 23 vite me radhë, kurse tani është katandisur në një personazh që do të mbetet në mend për degradimin e tij; se do t’i mjaftonte të bënte një deklaratë në vit për mediat që të kishte peshë fjala e tij dhe jo nga tri herë në ditë në facebook me statuse llazoresh, Berisha është shembulli sesi nuk duhet të sillet një politikan në pensionin e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit