13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lajm i keq për ata që martohen për letra: Ulsi Manja iu bën gjëmën shqiptarëve që ëndërrojnë Anglinë

    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se ka paditur në prokurori katër punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Kallëzimi është bërë për martesa fiktive për letra angleze.

    Sipas Manjës gjithashtu janë paditur për falsifikim tre shtetase. Martesat dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt punonjësve.

    Rastet e sotme do t’i nis me zyrtarë të gjendjes civile këtu në Tiranë.

    Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë.

    Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumentave biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.

    Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumentave nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentat angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori”, tha Ulsi Manja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit