5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Le të guxojë Rusia tani të pushtojë Ukrainën, sa të ketë Metën e Berishën në krah Kievi!

    Sali Berisha dhe Ilir Meta, të kompleksuar nga fakti se SHBA i ka damkosur si të korruptuar, kanë nisur një garë për t’u dukur si anti-amerikanë të tërbuar, duke i “treguar vendin” Rusisë për konfliktin e saj me Ukrainën.

    Pasi Berisha kërkoi reagimin e Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin e Ukarinës, a thua se gjithë fati i luftës varet në dorë të tyre, ndërkohë që ata të dy nuk i përfill njeri këtu në Shqipëri, jo më të bëhen faktor për një krizë mes fuqive të mëdha.

    “Sot prita ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

    U informova nga ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

    Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shkruan Meta.

    Tani me siguri që Ukraina është më e sigurtë dhe Rusia do të mendohet mirë, para se të ndërhyjë.

    Se ka Ilir Metën e Sali Berishën kundër, jo fjalë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit