13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lewa krahason veten me Haaland dhe paralajmëron norvegjezin: Nuk e di nëse do të jetë një yll në të ardhmen

    Sulmuesi i  Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka folur për sulmuesin e  Borussia Dortmund, Erling Haaland, dhe për faktin nëse mund të jetë pasuesi i tij në  Bundesliga ose në kampionatet e tjerë ku mund të transferohet.

    “Norvegjezi është një lojtar ndryshe nga unë. Është i fortë, i shpejtë, i zhvilluar fizikisht. Stili i tij i lojës bazohet te fuqia. Ndërsa unë kam cilësi të tjera”, ka thënë polaku.

    “Është shumë i mirë, por nuk mund ta dimë si do të sillet në vitet e ardhshëm dhe nëse do të vazhdojë të shënojë shumë. Vetëm pse tani ka një potencial të madh, kjo nuk do të thotë se do të jetë një yll në të ardhmen.

    “Nuk më pëlqen të krahasoj një 33-vjeçar me një 21-vjeçar. Secili ka zhvillimin e tij dhe karakteristikat e tij. Natyrisht, Haaland është një lojtar i madh dhe është një kënaqësi ta shikosh të luajë”, ka përfunduar Lewa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit