spot_img
spot_img

Linda Halimi tregon çfarë bën për të mbajtur trupin në formë

spot_img

Linda Halimi tregoi në një komunikim në “Aldo Morning Show” se kur i vendos vetes një qëllim, i shkon deri në fund. Ndryshimi i stilit të jetesës është një shembull i vullnetit të hekurt.

“Unë ha [mjaftueshëm], vetëm se i kontrolloj porcionet dhe kaloritë dhe nuk ha në kohë të caktuara,” tha këngëtarja. “Është si intermittent fasting*, një lloj agjërimi. Në orën 6 [pasdite], i ndaloj karbohidratet.”

*Intermittent Fasting (IF) është një model i ushqyerjes i cili realizohet në cikle. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash.

Në vitin 2017, Linda Halimi tregoi për revistën People se vitet e luftës në Kosovë ishin të tmerrshme për të dhe familjen, sepse nuk kishin për të ngrënë. Shtimi i konsiderueshëm në peshë erdhi pas luftës, kur Linda thotë se hante si për të zëvendësuar atë që nuk kishte ngrënë dot.

Pasi një grua i liroi vendin në autobus sepse mendoi se ishte shtatzënë, Linda vendosi ta kthente humbjen e peshës në qëllim. Hyri në internet dhe filloi të kërkonte për receta të shëndetshme. Ushqime shumë të shëndetshme, shumë proteina dhe më pak karbohidrate si edhe nje regjim shumë i rregullt në palestër, e bënë këngëtaren të ndryshojë krejtësisht stilin e jetesës.

Lajmet e fundit