5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Loja e pisët: Rama thotë se u rrit çmimi në bursë, tregtarët rrisin direkt çmimin e naftës (kur u ul çmimi në bursë, nuk e ulën çmimin)

    Bordi i Transparencës ka vendosur jopublikisht çmimin e ri të tregtimit të naftës në vend, 221 lekë për litër nga 206 lekë për litër që ishte vendosur nga mbledhja e fundit e bordit të Transparencës.

    Çmimi i ri është njoftuar nga operatorët në treg të cilët thonë se ky vendim i është komunikuar nga nesër, të martën e 22 marsit deri të enjten e 24 marsit.

    Mbledhja pritet të bëhet nesër për ta zyrtarizuar këtë vendim.

    Të njëjtët operatorë, thonë se benzina do të shkojë në 211 lekëve dhe se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet dhe jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi.

    Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë për litër dhe sipas Bordit, metodologjia e çmimit që përcaktohet vjen nga një mesatare e bursës ndërkombëtare, e cila duket se do të pasqyrohet dhe tek vendimi i fundit.

    Kjo me çmimet është një lojë e pisët, në të cilën me sa duket është përfshirë edhe vetë Edi Ramë.

    Kjo, çdo herë që ai del e flet për rritje çmimesh në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në Shqipëri rrisin direct çmimin.

    Kjo gjë ndodhi edhe këtë herë, pasi sapo Rama deklaroi një ditë më parë rritjen e çmimit të naftës në bursë, tregtarët po rrisin çmimin e naftës.

    Ndërsa kur ulej çmimi në bursë, dhe ka ditë që ka qenë me çmim të ulët, as Rama nuk dilte të thoshte se u ul çmimi në bursë dhe as tregtarët nuk e ulnin çmimin e karburanteve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit