Këngëtarja e njohur Fifi dhe Adis Patushi prej pak muajsh kanë nisur një romancë dhe duket se po e shijojnë pafund këtë periudhë me njëri-tjetrin.
Teksa kanë kaluar tre muaj nga zyrtarizimi i lidhjes së tyre, mesa duket gjërat po rrjedhin aq mirë mes dyshes saqë një postim i Fifit në “Instagram” i ka habitur shumë fansat.
“E dashuroj dashurinë tonë”, shkruan këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar. Më pas ajo poston të njëjtën foto në “Instastory “dhe e etiketon Adisin duke e quajtur atë “babi”, ndërsa ky i fundit bën të njëjtin veprim duke e quajtur Fifin “mami”.
Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se këngëtarja e njohur të jetë në pritje të ëmbël.. Çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër lidhur me këto thashetheme dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë do të zbulojnë ata në vazhdim.