Eduart Subashi, qytetari i cili u tërhoq zvarrë nga rojet privatë të kompanisë ‘Major Security’ në protestën e 30 majit në Zvërnec, ka rrëfyer dhunën nga punonjësit e maskuar.
Subashi që është minoritar grek, thotë se është telefonuar nga ambasadori grek në Tiranë, i cili ka ofruar ndihmë.
Qytetari tregon se e ka pasur të pamundur të flasë për shkak të plagëve të marra gjatë dhunimit në momentin e rrëmbimit.
Subashi rrëfen se ka pësuar thyerje në trup si shkak i dhunës dhe deri një ditë më parë ka pështyrë gjak.
Ai tregon se pasi u tërhoq zvarrë e çuan në makinë dhe i vendosën pistoletat në kokë.
Subashi kërkon nga kryeministri Edi Rama t’i japë zgjidhje çështjes së Zvërnecit, ndërsa paralajmëron se Vlora ka rrëzuar dhe ngritur qeveri.



