21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mediat serbe pretendojnë se këngëtari i tyre është “provokuar nga fansat shqiptarë” në Eurovision

    Serbët nuk ngurrojnë të luajnë rolin e viktimës kudo që ndodhen dhe sa herë bëhet fjalë për konfrontime me shqiptarët, qoftë kjo në sport, art apo ndonjë fushë tjetër.

    Ky është edhe rasti më i fundit që vjen nga Bazeli, ku delegacioni serb ka pretenduar se është provokuar nga një grup fansash shqiptarë, gjatë prezantimit të këngës së tyre në skenën e Eurovision.

    Mediat serbe pretendojnë se kur këngëtari i tyre serb Princ është ngjitur në skenë, një grup të pranishmish shqiptarë janë revoltuar pasi skena ka patur ngjyrat kuq e zi. Po sipas këtyre medieve, shqiptarët kanë kërkuar që ngjyrat kuq e zi të hiqen nga skena pasi simbolizojnë flamurin shqiptar dhe skena të ndiçohet me ngjyrat përkatëse të performancës serbe.

    “Princ qëndroi i qetë dhe shpjegoi se ngjyrat janë simbol për këngën Mila”, thonë ata.

    Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse diçka e tillë ka ndodhur vërtet, apo është një imagjinatë e gazetave serbe, të cilat kanë treguar se nuk është rasti i parë që fabrikojnë ngjarje të tilla, ose i dramatizojnë ato.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit