Meghan Markle është paditur nga gjysmë-motra e saj e cila e akuzon për “shpifje” dhe “deformim faktesh” gjatë intervistës së famshme me Oprah në 2021-shin.
Samantha, emri i së cilës s’është i panjohur për njerëzit thotë se narrativa e Meghan-it është false, duke thënë se ajo ka gënjuar për shumë nga gjërat e treguara gjatë asaj interviste.
Ajo shton se princesha i tha Oprah se është “fëmijë i vetëm”, një gënjeshtër dhe se e vërteta është se e ka ndryshuar emrin në Markle vetëm pasi nisi të dilte me princ Harry-n.
Ku qëndron problemi dhe pse e padit pikërisht tani?
Samantha thotë se komentet e Meghan-it kanë dëmtuar shitjet e librit të saj autobiografik dhe se “gënjeshtrat” e kanë penguar të nisë punë të reja. Një tjetër akuzë është stresi mendor dhe emocional i shkaktuar prej fjalëve.
Nga ana tjetër, avokati i Meghan tha se këto akuza janë të pabaza dhe absurde dhe se do t’i japin vëmendjen minimale të cilën e meriton plotësisht.