spot_img
spot_img

Mero Baze: Berishës nuk i është hequr “non grata”, thjesht i kanë lejuar të shkojë në SHBA për vizita mjekësore

spot_img

Gazetari dhe analisti Mero Baze, thotë se SHBA nuk ia ka hequr “non grata”-n Sali Berishës.

Sipas tij, ai mund të udhëtojë në SHBA, vetëm për vizita mjekësore.

“Lajmi se Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet “non grata” për Sali Berishën dhe familjen e tij nuk është i vërtetë, por është e vërtetë se avokatët e Sali Berishës, kundrejt 6 milionë dollarëve, kanë mundur të përdorin klauzolën që personat e sanksionuar mund të vizitojnë SHBA-në për takime në OKB, për takime zyrtare të rëndësisë së veçantë dhe për vizita mjekësore speciale.

Avokatët e Sali Berishës kanë përdorur “arsyetimin” për vizitë mjekësore speciale. Sali Berisha ka përgatitur një dosje mjekësore voluminoze, madje ka shpikur dhe një diagnozë për të qenë i besueshëm se duhet të bëjë një kontroll mjekësor të specializuar në SHBA.

Në një farë mënyre nuk është se nuk e dinë që po gënjen, por është një përpjekje propagandistike për të krijuar idenë që iu lejua të vizitojë SHBA-në.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nuk pranoi të bënte komente dhe na drejtoi në Departamentin e Shtetit, i cili ende nuk ka dëshirë të bëjë komente zyrtare dhe natyrisht që do ta mbajë përjetësisht në faqen e tij zyrtare Sali Berishën dhe familjen e tij të sanksionuar për minimin e demokracisë dhe korrupsion madhor.

E vetmja gjë që ka ndodhur është se është pranuar fakti që Berishës duhet t’i jepet një vizë mjekësore për SHBA dhe kështu bie rehat edhe LaCivita, edhe ekipi i avokatëve të tij, dhe Berisha ka mundësi të duket sikur i lejohet të shkojë në SHBA.

Sanksionet nuk hiqen. E di që sot u duket kokëfortësi kjo gjë, por dita-ditës keni mundësinë ta kontrolloni faqen e Departamentit të Shtetit dhe të bindeni vetë”, shkruan Baze.

Lajmet e fundit