spot_img
spot_img

Ministri Ermal Nufi në zemrën operacionale të NATO-s

spot_img

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi ndodhet në Mons të Belgjikës ku është edhe Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë, në kuadër të një samiti të vendeve të NATO-s, dhe thotë se ka marrë vlerësime pozitive për vendin tonë.

Nufi thekson se ka pasur një takim të frytshëm dhe konstruktiv me Komandantin Suprem të NATO-s për Evropën, Gjeneral Alexus G. Grynkewich, i cili ka vlerësuar kontributin aktiv të Shqipërisë në sigurinë kolektive euro-atlantike.

Ndërkohë, ministri ynë thotë se i ka treguar Gjeneralit për disa prej projekteve madhore që Shqipëria po bën – si në Bazën Detare të Porto Romano dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII – për të forcuar lëvizshmërinë e NATO-s, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale.

“Mora vlerësime tejet pozitive për kontributin aktiv të Shqipërisë në sigurinë kolektive euro-atlantike, për të cilin vendi ynë qëndron krah për krah me Aleatët duke filluar nga misionet paqeruajtëse deri tek operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes”, thekson ministri Ermal Nufi.

Lajmet e fundit