Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka ndezur debat mes ndjekësve të “Ferma VIP”, duke hedhur dyshime mbi mënyrën si menaxhohen disa situata brenda formatit.
Ish-konkurrentja Ola ka publikuar në një bisedë me ndjekësit një fragment nga transmetimi, ku shfaqen Moza dhe Zhaku duke biseduar mes tyre.
Në video, Moza dëgjohet teksa tregon se nuk ka pasur llogari personale në Instagram dhe se, sipas saj, ka qenë Agai, pra produksioni, ai që është marrë me menaxhimin apo kontrollin e profilit të saj në rrjetet sociale.

Menjëherë pas kësaj deklarate, nga produksioni vjen një ndërhyrje direkte për të ndalur bisedën.
“Moza, kujdes mikrofonin!”, dëgjohet në sfond, çka ka shtuar edhe më shumë aludimet se po zbuloheshin detaje që nuk duhej të dilnin publikisht.
Pas publikimit të videos, Ola nuk i kurseu ironitë ndaj situatës. Ajo reagoi me shprehjen: “Mos e vet se kallxon”, duke thumbuar hapur si produksionin, ashtu edhe Mozën, ndërsa ndjekësit e kanë interpretuar këtë si një aludim për trajtim të favorizuar brenda spektaklit.



