spot_img
spot_img

Në familjen Berisha ka edhe gëzime, jo veç hidhërime: Vajza e Zenit mbaron maturën

spot_img

Vazja e Shkëlzen Berishës, Medina, ka marrë diplomën e maturës.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Shkëlzen Berisha, e cila ka postuar në rrjetet sociale disa foto me vajzën e tij dhe në duar mbajnë edhe një tabelë ku është Medina e vogël.

“Nga çerdhja në maturë….sa hap e mbyll sytë…suksese Medin”, shkruan Shkëlzeni.

Drejt Suedisë ka udhëtuar dhe gjyshja e Medinës, Liria, dhe kjo gjë është zbuluar nga foto e publikuar nga Sali Berisha, i cili po ashtu e ka uruar mbesën e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Miq, sot kemi një gëzim të veçantë.

Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!

Në foto, sot me kapelen e maturës mban në dorë foton e saj bebe.

Suksese, suksese në studimet universitare dhe përqafime” shkruan Sali Berisha.

Medina dhe Laidoni janë fëmijët e Shkëlzenit me Sadie Berishën, 11 vite më e madhe se partneri dhe jetojnë në Suedi, pas ndarjes së çiftit.

Shkëlzen Berisha prej dy vitesh është martuar me modelen Armina Mevlani.

Lajmet e fundit