spot_img
spot_img

Një korçare dhe një gjirokastrite “përplasen” live, dhe jo se kush nga qytetet është më kurnace

spot_img

Eli Zhulati, artizane nga Gjirokastra dhe Lika Sadiku amvisë nga Voskopoja u “përplasën” në emisionin GoogMorning Albanians për vlerat e secilit qytet.

Sipas amvisës Lika, Voskopoja është më e mira për gatimet dhe zejet, dhe këtë e tregon fakti që njerëzit vijnë me duar në xhepa dhe largohen me çantat plot.

“Nëse flas për Gjirokastrën do flas për Gjirokastrën si ajo është dhe si unë e dua. Korçës nuk duhet t’ia hamë borën me thënë të vërtetën, por Gjirokastra është e bukur si me borë dhe pa borë.

Ka hyrë te qytetet unikale për strukturën, ndërtimin dhe vlerat që mbart. Korçën e mbajmë se hajt ta mbajmë për gatimet tradicionale por të mos harrojmë qifqitë e Gjirokastratës, mishin e pjekur të Libohovës”, ishte përgjigjja e artizanes nga Gjirokastra.

“Nuk jemi arkitektë të flasim për urbanistikën, se Voskopoja për atë punë është e ndërtuar e gjitha me gurë. Që të ngjisësh sokakët e Gjirokastrës duhet të kesh ngrënë ushqimin e Voskopojës ”, ia ktheu amvisa korçare.

Lajmet e fundit