spot_img
spot_img

Noizy dhe grupi i tij rrahin me doreza hekuri tiktokerin Medi Iseni në Pejë

spot_img

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë rezultojnë të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë.

Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë përshkallëzohen edhe në rrahje brutale.

Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit një sherr mes disa personave ka ndodhur në diskotekën “Sancy” në Pejë.

Motivet e sherrit nuk dihen ende, por sipas medias Sinjali, bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy.

Mësohet se dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 të tjerë me dorezë hekuri.

Personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar për rastin.

Lajmet e fundit