spot_img
spot_img

“Nuk ecja dot” – Soni Malaj rrëfen dramën e fëmijërisë: Më mbanin në krahë kudo

spot_img

Soni Malaj ka prekur publikun e “Ferma VIP” me një rrëfim shumë personal për një periudhë të dhimbshme që ka kaluar gjatë fëmijërisë së saj.

Këngëtarja tregoi se në moshë fare të vogël u përball me një problem të rëndë shëndetësor, i cili për një kohë e la pa mundësinë për të ecur normalisht.

Ajo kujtoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 7 ose 8 vjeçe, teksa jetonte në Tropojë. Sipas Sonit, mjekët i diagnostikuan një formë të rëndë reumatizmi, që i shkaktonte dhimbje të forta dhe vështirësi të mëdha në lëvizje.

“Dhimbjet ishin shumë të forta dhe nuk arrija të ecja,” rrëfeu ajo mes emocionesh.

Artistja tregoi se u desh të shtrohej disa herë në spital dhe të ndiqte kura të vazhdueshme, derisa gjendja nisi të përmirësohej gradualisht. Por një episod gjatë një fundjave në Valbonë bëri që problemi të rikthehej sërish.

Soni tregoi se pasi kishte futur këmbët në ujë të ftohtë, gjendja iu përkeqësua menjëherë dhe mbeti sërish e paralizuar për një periudhë.

Megjithatë, ajo kujton me shumë emocion përkushtimin e familjarëve të saj gjatë asaj kohe të vështirë. Për shkak se nuk mund të ecte vetë, prindërit dhe të afërmit e mbanin në krahë kudo, madje edhe kur duhej të shkonte te shoqet e klasës për të bërë mësimet.

Lajmet e fundit