spot_img
spot_img

“Nuk dalim në protestë për të mbrojtur pronat e Saliut”, flasin qytetarët në Tiranë

spot_img

Shumë qytetarë në Tiranë janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita.

Të pyetur nga emisioni ‘Good Morning Albanians’, ata theksuan se vetëm dy protesta kanë dhënë rezultat në Shqipëri, ajo e studentëve dhe ajo për armët kimike.

“Nuk do shkojë në protestë. Të mbrojë pronat e Saliut që të dalë në protestë. Unë nuk ua japë votën të vjetërve.

Vetëm dy protesta kanë dhënë rezultat në Shqipëri, armët kimike dhe e studentëve sepse nuk ka qenë politika në mes.

Unë mbështes një politikan dhe një parti që punon. Do të marrë pjesë në votime, votën do e japë për ata që punojnë. Nga protesta e ditës së nesërme ça nuk pret”- tha një prej qytetarëve të pyetur.

Lajmet e fundit