19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk shkohet gjëkundi me djemtë e Leka Meksit, o Nikoll…

    Ashtu siç kishim paralajmëruar, djemtë e Aleksandër Meksit, bashkë me Adriatik Lapaj e Pano Sakon, arritën ta degradojnë protestën që lindi nga zemërimi popullor për rritjen abuzive të çmimeve.

    Qëllimet e tyre të vërteta nuk dihen, por fakt është se tashmë nuk i ndjek më, dhe kjo u pa edhe këtë të martë, kur nuk iu bashkuan as 100 persona.

    Por ndërsa ata vranë protestën, i vetmi që shpreson prej tyre është Nikoll Lesi.

    “Djali i ish-kryeministrit, një avokat i paepur për të drejtat e qytetarëve”, thuhet në një shkrim të Lesit, që vazhdon:

    “Protesta qytetare si dhe disa përplasje të njerëzve të thjeshtë me qeverinë, kanë evidentuar disa figura të reja nga shoqeria civile, të cilët janë jo vetëm pasionantë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por edhe oratorë e të pëlqyer nga turmat.

    Në epokën e politikanëve tash 30 vite, ku nuk lëshojnë asnjë copë territor, disa të rinjë e kanë thyer mitin e politikanëve të vjetër.

    Protesta e fundit qytetare kundër rritjes së çmimeve nxori live figura të reja cilësore e pasionante, larg skemave të vjetra dhe dominante të kësaj klase politike, e cila nuk pranon largimin nga skena për t’ua lëshuar të rinjve.

    Redon Meksi është avokat në profesion, djalosh me ideale demokracie perëndimore e që kohët e fundit me një kurajo të admirueshme në të folur, por edhe në përballje me regjimin.

    Redoni është djali i ish-kryeministrit të parë demokrat në historinë e Shqipërisë, Aleksandër Meksit. Meksi (i vjetri) mbetet intelektual dhe njeri që ndryshoi ligjet e sistemit komunist, duke futur për herë të parë ligje demokratike.

    Redoni bashkë me një grup të rinjsh idealist si aktori i mirënjohur shqiptar Florian Binaj; me avokatin dhe aktivistin e shoqerisë civile Adriatik Lapaj e disa të tjerë janë bërë ideatorët e një shoqerie civile që nuk epet para presionit të qeverisë.

    Realisht këta dhe disa të tjerë po mbajnë gjallë shoqerinë shqiptare që të mos vdesë ndenja e protestës dhe reagimit qytetar.

    Redoni dhe “redonët” e tjerë janë për tu admiruar, inkurajuar dhe mbështetur në kauzat e tyre civile e qytetare”.

    Në fakt Nikoll, Redoni është thjesht një personazh qesharak e mediokër, që e ka kaluar gjithë jetën e vet nën hijen e të atit, duke pirë hashash.

    Të atin po, Nikoll, mund ta mburrësh, se ka vënë pasuri të pafundme, duke ndërtuar pallate ndërkohë që Shqipëria digjej nën drejtimin e tij.

    Por mos shpreso shumë nga Leka, se ai nuk të jep asnjë gur t’i biesh kokës!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit