16.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Oligarkët e karburanteve zbythen pas protestave? Nis ulja e çmimit të naftës, por jo aq sa duhet

    Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për të dytën ditë radhazi. Një litër naftë tregtohet për 223 lekë në vend, nga 243 lekë një ditë më parë, referuar pikës së tregtimit “Kastrati”.

    Në bursat ndërkombëtare çmimet e naftës kanë zbritur këtë të premte në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga e enjtja (113$).

    Dy ditë më parë Shtete e Bashkuara njoftuan se ndaluan importet e naftës nga Rusia, por OPEC qetësoi tregjet duke deklaruar se do të rrisë prodhimin.

    Në tregun vendas, nafta u shtrenjtua në 192 lekë kur arriti mbi 90 dollarë në bursa dhe arriti në 250-260 lekë në ditën që ajo shkoi në 130 dollarë.

    Ndonëse rritja e kaburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet shumë shpejt, përvoja ka treguar se ulja e tyre në tregun vendas është më e ngadaltë, kur e njëjta gje ndodh në bursa.

    Kryeministri Rama njoftoi një ditë më parë ngritjen e bordit të administrimit të karburanteve për të kontrolluar rritjen e lartë të çmimit të naftës, duke paralajmeruar masa drastike për spekuluesit e çmimeve.

    “Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit