spot_img
spot_img

“Pabesia “çorbë” që e gatuan për të tjerët por e konsumon vet” – Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës: Shkele kontributin tim në PD

spot_img

Endrit Shabani siguroi dje votat e Kuvendit dhe u zgjdodh Avokat i Popullit, kandidadate për këtë pozicion me firmat e opozitës,  Adriana Kalaja ka akuzuar Berishën se ka shkelur kontributin e saj në PD.

Kujtojmë se varësisht faktit që PD lishte hdehur firmat për Kalanë, e të tjerët, u tërhoq tërësisht nga procesi dhe Shabani u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri në fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës”, ka shkruar Adriana Kalaja në statusin e saj në “Facebook”, teksa thotë se 69 votat kundër që i mori nga socialistët tregon frikën sipas saj të Ramës ndaj emrit dhe kontributit të saj.

“Kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani”, thotë ajo.

Më tej ajo falenderon popullin, që kanë treguar mbështetje ndaj saj, dhe që: “me  “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.”

“Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia  në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit”, është shprehur Kalaja.

Ajo përdundon duke akuzuar edhe jëherë kryemnistrin: “Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar  Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.”

Më herët Adriana Kalaja, pak pasi kishin dalë rezultatet e garës për Avokatin e Popullit, bëri jjë tjëtër postim në të ciin shkruhej: “Pabesia dhe tradhëtia, është një “çorbë” që e gatuan për të tjerët por në fund, do e konsumosh vete”, duke ia drejtuar këtë dukshëm kreut të PD Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me  “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia  në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar  Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Lajmet e fundit