12.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas Berishës, Alfred Lela i bën poezi edhe Ramës

    Pas poezisë për Berishën, zëdhënës i të cilit, është, Alfred Lela e ka zgjeruar spektrin e personazheve të tij, duke thurur një poezi për Edi Ramën.

    Poezia e plotë

    Silueta e Piktorit

    Kadareja e shfaq të gjatë mes brymës,
    Një Vorps e pikturon tek magjeps Parisin.
    Elisa e shpall “Atleta Mundi”, si të ishte duke ngritur një tra dogane.
    Qifja ende nuk ka folur.
    Kur ai të thotë, asgjë nuk mund të thuhet më për siluetën e Piktorit.

    Silueta e Piktorit është vazhdimisht cullake:
    Që nga ‘hiqi brekët, Ina!”,
    Deri te ai plazh nudist i brigjeve të Francës.
    Transgresive, e munduar, epileptike një Orson Uells që luan “Qytetarin Kane”.

    Është siluetë gjithë hije që luan me hijet.
    Kur del në dritë shfaqet si katolike, italiane, shkodrane, e më the e të thashë.
    Por dridhja mbetet mbi të si projeksioni i një filmi
    Mbi bezen e bardhë që të gjithë e dimë ndërgjegje.

    Silueta e piktorit vishet me ojna-bojna,
    Me kilota i thur ëndrrat dhe vazhdimish luan teatër.
    Me Teatrin Kombëtar si ka punët mirë
    Si me çdo gjë që është më e fortë se hijet.

    Kur të bëhet trup, silueta do të ngrihet në qiell,
    Më lart se sateliti “Albania One” do të vrundullojë.
    Nuk e dimë se në ç’ujra do të bjerë,
    Po kush do e presë, në e prittë kush?
    Ja pra, kjo është pyetja që kushton sa një incenerator.

    Piktori është i paplotë, ashtu si dhe basketbollisti,
    Ashtu si kryebashkiaku që u vodh për 10 vota.
    Por silueta nuk epet, nuk tradhëtohet, nuk zhbëhet,
    Ajo është kryeministrore dhe, si më shumë se aq don që ta njohë bota.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit