Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori Callum Turner kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
Çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre në Londër më 31 maj në një ceremoni intime të mbajtur në Old Marylebone Toën Hall, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Pas ceremonisë, Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë në Palermo të Italisë, ku po bëjnë përgatitjet për një festë më të madhe që pritet të zgjasë disa ditë.
Fotografitë e publikuara së fundmi i tregojnë ata duke shëtitur në rrugët e Palermos, ku shfaqen të dy të veshur me sportive.
Po ashtu është fotografuar motra e këngëtares, Rina Lipa, si dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, të cilët kanë mbërritur në Sicili për të marrë pjesë në festimet e çiftit.




