spot_img
spot_img

Perla e ditës: Sali Berisha rikthen në PD… rojen e godinës që u mërzit me Bashën dhe dha dorëheqjen

Një përfaqësi e Komisionit të Rithemelimit mbërriti në selinë e PD-së gjatë ditës së sotme.

Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe ish deputeti Klevis Balliu hynë në ambientet e PD dhe thanë se po priten ekspertët për të hequr dyert e blinduara.

Noka ka deklaruar se do duhet një kohë e gjatë për të çmontuar dyert e blinduara.

Ndërkohë që deputeti Flamur Noka deklaroi se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u largua nga detyra disa ditë para përplasjes së 8 janarit.

“Që nga sot do rikthehesh në krye të detyrës”, u shpreh Flamur Noka, teksa një dorë e mbante mbi supin e rojes së PD.

Pëllumb Matraku deklaroi para protestës së 8 janarit se vendosi të largohet nga detyra pasi nuk i pëlqenin reagimet që po ndodhin mes demokratëve.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës.

Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”- shkruante Pëllumb Matraku në atë kohë.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit