12.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përse duhej mbajtur “fshehur” Doktori i Fiks-it?!

    Nga Edmond Arizaj

    Një “bravo” të madhe asaj vajzës që intervistoi Gent Pjetrin, Doktorin e Fiks-it. Shpërthimet ndaj saj, si shfrytëzuese e momentit, janë minimalisht dashakeqëse.

    Intervista, përveçse Genti është dhe mbetet personazh me interes për publikun për të mirat apo këqiat e tij (si çdokush), nxori në dritë të Diellit një të vërtetë të madhe, që e njohin vetëm ata që kanë punuar apo punojnë në TV: Aty nuk ka drita që shkëlqejnë, ka vetëm lloje të ndryshme ndryshku.

    Gent Pjetri, doli nga harresa ku e kishin hedhur, dhe tha të vërtetën e tij. U braktis. Nga të gjithë. Kush thotë ndryshe, gënjen veten dhe të tjerët. Si është jeta jote, pyet gazetarja. Për të qesh, përgjigjet ish-Doktori. Ky është realiteti, dhe ai nuk e fshehu.

    As nuk u përpoq ta vishte me lule. Jo vetëm, por dha shembullin që nuk duhet ndjekur. Madje megjithë gurët e rëndë që mbante prej vitesh mbi supe e në shpirt, ai tregoi fisnikëri, nuk akuzoi askënd tjetër përveç Gentit. Dhe ai, me alkoolin, nuk ia bëri thjesht vetes, siç mëton ndokush, e ndokush tjetër e thotë si justifikim. Varësitë janë sëmundje.

    Është njësoj si të braktisësh dhe të hedhësh në harresë një të sëmurë me kancer. Por ai bëri mirë që u shfaq, thjesht për të vërtetën e madhe që ua hodhi turinjve moralistëve: Në TV (shoqëri) duhet të jesh a të sillesh si ujk, që të mos përfundosh si qingj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit