“Duroj dhunë mbi kockat e tim eti, duroj dhunë mbi fytyrën e gruas time dhe fëmijëve të mi sepse mendoj se jam këtu për ju dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni, dhe vazhdoni me këdo tjetër që ju dëshironi. Po unë këtu nuk rri të vegjetoj, ose e bëjmë Shqipërinë me atë vizion që kemi, ose vazhdoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin. Jam okay unë.”
Kështu është shprehur publikisht kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se është i gatshëm të largohet nga drejtimi i vendit, nëse edhe ata që kanë votuar Partinë Socialiste dhe lidershipin e tij qeverisës, janë njëlloj të zemëruar për Zvërnecin ashtu si shumë qytetarë të tjerë.
Ama, kryeministri paralajmëroi se nëse dhëndri i presidentit Donald Trump dhe kompanitë më prestigjoze të botës që qëndrojnë pas tij, largohen nga Shqipëria, këtu nuk do të shkelë më asnjë investitor i huaj.
“Po shkoni shikoni Poëerholding.com, por mos harroni një gjë, se nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces dhe rolin që kemi ne si Shqipëri dhe si shqiptar, të krijojmë klimën e duhur për investitorët, nuk është problemi që nuk do bëhet Zvërneci, por nuk do vijë njeri për kushedi sa kohë. Se do thonë kur edhe ata nuk çanë dot atje, çna duhet ne. Edhe këtë po ua them copë. Mendojini gjërat”, theksoi ai.
Edi Rama sqaroi se projekti për Sazanin dhe Zvërnecin akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
Duroj dhunë mbi kockat e tim eti, duroj dhunë mbi fytyrën e gruas time dhe fëmijëve të mi sepse mendoj se jam këtu për ju dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni, dhe vazhdoni me këdo tjetër që ju dëshironi. Po unë këtu nuk rri të vegjetoj, ose e bëjmë Shqipërinë me atë vizion që kemi, ose vazhdoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin. Jam okay unë.
Po shkoni shikoni Poëerholding.com, por mos harroni një gjë, se nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces dhe rolin që kemi ne si Shqipëri dhe si shqiptar, të krijojmë klimën e duhur për investitorët, nuk është problemi që nuk do bëhet Zvërneci, por nuk do vijë njeri për kushedi sa kohë.
Se do thonë kur edhe ata nuk çanë dot atje, çna duhet ne. Edhe këtë po ua them copë. Mendojini gjërat.
Unë me forcë kundër jush nuk jam i interesuar, kurse kundër atyre që na kanë qëndruar përballë (opozita) po. Por kundër jush jo. Që tju shof unë juve që të shkoni mbas berihait të Fatos Lubonjës, që jeton me makthin e mafias qëkur u nda nga unë, unë nuk e pranoj, respekt për atë si person, respekt për vuajtjet e tij të mëparshme, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit. Njësoj. E njëjta gjë. Doni?! Aty e keni dhe atë.
Mua nuk ka nevojë të më mundni fare. Unë betejën nuk e kam me ju, por bashkë me ju. Projekti akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë, patjetër që do t’i shohim kur të vijnë dhe do t’i ekspozojmë, por me ç’më kanë parë sytë nga ata njerëz, është diçka që në Europë askush nuk e ka.
Pse duhet të shohim ne me zili Greqinë?! E keni parë Costa Navarinon?! Edhe ajo ka qenë zonë e mbrojtur, sot është krenari e turizmit të Greqisë. Po Malin e Zi, po Kroacinë?! A duam ne të konkurrojmë me këtë, apo të rrimë te turizmi i masës me bukë me vete, që prodhojnë mbetje më shumë sesa të ardhura, mund ta bëni. Por me mua jo.
Turizmi i masës na duhej deri në këtë fazë, sepse ata janë ambasadorë që kanë ardhur dhe thonë shkoni në Shqipëri. Tani na duhet turizmi elitar.



