9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Po shkëlqen te Sauthemptoni, Çelsi shtyn të ardhmen e Brojës për në verë

    Çelsi ka shtyrë të ardhmen e Armando Brojës deri në fund të sezonit. Sulmuesi i huazuar aktualisht te Sauthemptoni po shkëlqen këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e të paktën 6 klubeve në Premier Ligë që interesohen për shërbimet e talentit 20-vjeçar të kombëtares shqiptare.

    Autori i pesë golave në Premier Ligë me “Shenjtorët” në 18 ndeshje dëshiron më parë që të sigurojë mbijetesën me skuadrën e Ralf Hazenhytelit përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

    Ndërkohë që Çelsi i ka të gjitha opsionet e hapura, por nuk do të nxitohet. Sauthemptoni është në radhën e parë të kandidatëve për ta transferuar nga “Stamford Bridge”. Por me lojtarin premtues, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, kampionët e Europës do të presin sipas “Mirror”-it.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit