spot_img
spot_img

Pogradecarët në “hall”: Burrat rrihen nga gratë, shtohen denoncimet e tyre në polici

spot_img

Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh në lajme se gratë dhunohen masivisht nga burrat por në fakt nuk rezulton vetëm kështu.

Ka edhe burra që dhunohen vazhdimisht nga gratë e tyre si fizikisht edhe psikologjikisht.

Së fundmi duket se burrat e kanë lënë mënjanë krenarinë e tyre dhe kanë filluar të denoncojnë këtë dhunë.

Në Pogradec po ndodh një fenomen i tillë dhe kjo konfirmohet edhe nga Arbi Basho, koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore

Për vitin 2022-23 në Pogradec janë 7 burra të pajisur me urdhra mbrojtje ndaj grave, por ende për ta nuk ka një zyrë këshillimi apo ndihme psikologjike edhe pse strategjia ekziston.

Lajmet e fundit