13.5 C
Tirana
E martë, 7 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse Shqipëria është një alternativë më e mirë se Italia?

    Një ndër faqet amerikane më në zë “Travel Off Path”, i ka kushtuar një artikull mbresëlënës Shqipërisë ku shpjegon arsyet se pse vendi ynë është një alternativë e shkëlqyer në krahasim me Italinë fqinje.

    Shteti përtej Adriatikut ka qenë prej kohësh një destinacion i preferuar për shkak të historisë, siteve arkeologjike, ushqimin e shijshëm dhe natyrën e larmishme nga peizazhet e plazheve deri tek ato të maleve.

    Por mbipopullimi i plazheve po e kthen atë në një destinacion të pakëndshëm për udhëtarët amerikanë dhe jo vetëm.

    Jo vetëm kaq, por edhe çmimet e shtrenjta ka bërë që shumë vizitorë të kthejnë sytë nga vendi i shqiponjave.

    Një javë në Shqipëri udhëtarëve do t’u kushtojë më pak se në Itali. Çmimet në resortet italiane janë në nivelet më të larta të të gjitha kohërave për shkak të kërkesave të larta dhe mbipopullimit.

    Ndonëse, Shqipëria po shijon vitin më të  sukseshëm të turizmit, vizitorët e huaj do të gjejnë hapësirën e duhur nëpër plazhe.

    Atraksionet turistike janë mjaft të qeta saqë vizitorët mund t’i eksplorojnë ato pa e marrë me shumë ngut.

    Shqipëria ka të njëjtën klimë mesdhetare si Italia, që do të thotë se vendi ynë mbetet një destinacion i mirë gjatë gjithë vitit për udhëtarët. Madje edhe vetë kryeministrja Giorgia Meloni zgjodhi të vinte në vendin tonë së bashku me familjen e saj për të shijuar disa ditë pushimi.

    “Travel Off Path” shkruan se Shqipëria krenohet me një vijë të gjatë bregdetare, saktësisht 296 milje dhe pozicioni i saj është brenda detit Mesdhe ndërsa laget si nga deti Adriatik ashtu edhe ai Jon. Kjo, thotë gazetari, formon rivierën e bukur shqiptare, e cila njihet për pamjet panoramike dhe ujërat e kristalta.

    Për të apasionuarit pas kulturës dhe historisë edhe Shqipëria nuk ngelet pas shtetit fqinj pasi edhe këtu viztitorët do të gjejnë amfiteatro të ndryshëm dhe site arkeologjike.

    Konkretisht, Tirana u jep mundësinë vizitorëve të kuptojnë më shumë rreth një vendi ish-komunist me një histori tepër të vështirë e të trazuar deri në vitin 1992.

    Për më tepër Shqipëria është një vend miqësor ku vendasit janë të njohur për mikëpritjen e ngrohtë të tyre që do kthejë përvojën e një udhëtari të huaj, unike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit