4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pyetja e Spartak Ngjelës: Dashuria është ndjenjë e së bukurës, apo është pasion i shtuar seksual?

    Nga Spartak Ngjela

    Dashuria është ndjenjë e së bukurës, apo është pasion i shtuar seksual?

    Dashuria fillimisht vjen nga syri, domethënë nga vështrimi. Vështrimi krijon emocionin e të bukurës dhe këtë e nis drejt mendjes.

    Në mendje vjen e krijohet impulsi i dashurisë si mendim që zgjat drejt seksit si kënaqësi. Domethënë gjithçka vjen e krijohet  në mendim nga impulsi seksual si kënaqësi. Dhe pastaj vjen puthja dhe gëzimi, lumturia dhe shtrati: por  të gjitha këto me një ndjenjë që pushtohet dhe nxitet nga kënaqësia seksuale.

    Dashuria, që në fillim, është dëshirë, pastaj vjen si impuls seksual në rritje, e më pas si mendim që të pushton. Dhe kjo është dashuria që vijon.

    Por, impulsi seksual, pasi ka krijuar dashurinë e burrit për gruan, qëndron lart si mendim i pandërprerë që është shtyrë nga bukuria e gruas drejt dashurisë si poezi dashurie, dhe që përcillet në ndjenjën e veçantë që ushqen mendimin. Po ndjenja e dashurisë, çfarë është? Si rregull është lidhje me puthjen e gjatë erotike dhe me shtratin.

    Por…

    Shtrati, ose e çon këtë gjendje mendore në parajsë, ose e çon në ferr.

    Po zëri, fjala, komplimenti dhe shprehjet e dashurisë, ku janë?

    Kjo është vetë poezia e dashurisë.

    Domethënë, pas syrit, vjen pëlqimi i të dyve , i burrit dhe i gruas, e mandjej vjen fjala. Po cila është më kryesore: është fjala apo shtrati?

    Shtrati pa fjalën, nuk vlen. Kurse fjala e bukur pa dyshim që kërkon bukurinë femërore, për burrin, dhe burrërinë mashkullore për gruan, por që vlerën e madhe e merr nga fjala e bukur që krijohet në mendje dhe del si dashuri nga emocioni gjithëpërfshirës.

    Po ky emicion çfarë është?

    Vetë emicioni, në thelb, është afeksion instinktiv i mendjes, si dashuri, urrejtje, horror, mëshirë etj., që shkojnë e vijnë brenda personalitetit, eksperiencës dhe ndërtimit psikologjik të personit.

    Fjala emocion, vjen nga frëngjishtja ( émotion – emouvoir) që do të thotë eksitim, lëvizje ndjenjash të instinktit seksual, që mban brenda vetes edhe foljen latine emovere.

    Pra është eksitimi seksual që të çon në dashuri, dhe si  një mendim ky ka lidhje domosdoshmërisht me kënaqësinë seksuale.

    Por ky është vetëm fillimi, se pastaj ndjenja zmadhohet e vjen së bashku me dëshirën seksuale, duke kaluar: nga dëshirë seksuale, në dashuri. Dhe këtu vjen e humbet gjithçka instiktive, sepse dashuria kthehet në një mendim të përgjithshëm.  Dhe pikërisht te ky mendim erotik fillon menjëherë edhe talenti letrar, poezia dhe romani, vuajtja dhe lumturia, xhelozia dhe marrëzia që shpesh ka krijuar edhe krimin e dashurisë – vrasjen apo vdekjen.

    Dhe këtë kulm e gjejmë me art të madh te tragjedia e W. Shekspirit: Romeo dhe Zhulieta;  por e gjejmë edhe tek e gjithë letërsia e shkruar që, në thelb, është erotikë e ndërthurur apo e kamufluar – e fshehur me fjalën dhe poezinë apo poetikën e bukur…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit