spot_img
spot_img

Qau për të ëmën e sëmurë? Mikesha zbulon arsyen: Ja pse Luizi ia mori kryqin Kiarës

spot_img

në “Ftesë në 5” në TCH u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara.

Pak ditë më parë, Luizi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati.

Ndërkohë ditën e djeshme ia mori mbrapsht varësen. Dhe pse Kiara i kërkoi pse, Luizi nuk i dha nje përgjigje.

“Ndoshta është mërzitur se Kiara s’e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.

Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luizi kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.

“Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.

Lajmet e fundit