11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qetësojeni Çim Pekën, se do na bëjë ndonjë hata…

    Çim Peka, ka vendosur të sulmojë këdo që kritikon Sali Berishën pas humbjes poshtëruese të 14 majit.

    Këtë herë radhën e ka pasur Blendi Fevziu, i cili deklaroi se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe të caktohet thjesht kryetar nderi.

    Peka shkruan se Fevziu këto deklarata i bën për të tërhequr vëmëndje, pasi është xheloz për famën e Luizit.

    “Mos ja merrni per keq Fevzos, e ka me Luizin!

    Ka dy vjet qe i eshte qep Fevzo PD ti gjej nje 40-vjecare per kryetare. Sa filloj ta kuptoj qe nuk po e merrnin seriozisht dhe as lajm nuk po behej, e la kete ide dhe ju kthye logjikes politike se lidershipin e vendos vota dhe ne demokraci vendos vetem vota. Por edhe me kete nuk u be lajm.

    Pastaj vjen tronditja.

    Nje djal nga periferia e Shkodres me emrin Luiz, u be shqiptari me i famshem. Kjo ishte shume, sidomos per nje gazetar qe beson se keto 30 vjet zhvillimet politiko-socialo-kulturore ne Shqiperi e Kosove jane vendosur prej tij.

    Si mundej qe dikush tjeter te ishte me i famshem se Fevzo?

    Kjo vertet edhe per ne qe njohim kontributin e Fevzos, eshte teper.

    Dhe Fevzo vendos ti kthehet serish idiotlleqeve me lidere 40 vjecare te vendosur ne tavolinat e Rogner.

    Jam i sigurte qe nuk e ben per ti sherbyer alibise se Rames se zgjedhjet ishin te lira, por qe problemi ishte Berisha.

    Nuk e ka per kete. E ka thjesht me Luizin. Eshte i gatshem te nxjerr nga goja cdo budallallek, mjafton te merremi me te. Dhe une, po jap kontributin e pare ne ndihme te Fevzos. Po shkruaj 5 rrjeshta per te e jo per Luizin e Becit”, shkruan Peka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit