spot_img
spot_img

Qori në krye të protestës në Zvërnec? Rama thirrje shqiptarëve: Zgjidhni me mua ose me Arlind ‘Dritëgjatin’!

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve personale që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij në kuadër të debatit për projektet zhvillimore në zonën e Zvërnecit.

Ai shtoi se nëse qytetarët ndajnë të njëjtin qëndrim me kritikët e tij, atëherë janë të lirë të mbështesin alternativa të tjera politike:

“Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti.

Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë”.

Lajmet e fundit