16.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër, i drejtohet sheshit bosh: Kush të dëshirojë le të marrë fjalën

    Një qytetar ka dalë që të protestojë i vetëm në Gjirokastër, kundër rritjes së çmimeve.

    I veshur me bluzën me simbole kombëtare, ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh, duke mos ju bashkuar thirrjes së të riut.

    Madje ai paralajmëron se do të vijojë të protestojë, edhe sikur të mbetet i vetëm, çdo ditë. Megjithëse është i vetëm…

    “Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët. Nga miqtë e Edi Ramës që kemi zgjedhur vetë.

    Ju dua të gjithëve në shesh, kush është i pakënaqur, kush ka dëshirë ta marri fjalën është i lirë ta marri.

    Protesta nis sot edhe do të vazhdojë çdo ditë edhe fill i vetëm këtu do të mbetem çdo ditë”- shprehet ai duke ju drejtuar qytetarë, por sheshi është krejtësisht bosh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit