10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama begenis nënën simbol të protestës, por ajo nuk ia ka besën

    Nëna Liza, banore e zonës së 5 Majit që proteston prej javësh për banesën e saj, ka bërë një debat me kryeministrin Rama pas takimit që patën në Parlament dhe ajo ka shprehur se ka dalë e pasqaruar nga ky takim me kryeministrin.

    Rama: Kur mbaron ndërtimi e shtëpia është gati do futen në shtëpi. Kërkesa që e duam këtu ku e kemi si e kemi, këto nuk mund ti plotësojmë dot, ajo që do plotësojmë këta njerëz duke qenë se kanë derdhur mund e djerëse ato shtëpi pa leje janë të barabartë
    këto ishin fjalët e mia.

    Nena Liza: Ne nuk i duam falso.

    Rama: Të mos ngatërrojmë një gjë

    Nena Liza: I duam me vulën e bashkisë e tana

    Rama: Akoma në këtë vend pagesat për dritat e ujin quhen taksa.

    Nena Liza: Pse më latë me e bo janë 30 vite.

    Rama: Në raport me vendet në Evropë nuk bëhet fjalë fare për gjëra të tilla po flasim për gjëra që …

    Rama: Të lutem none u sqaruam bashkë ne apo jo?

    Nena Liza: U sqaruam u sqaruam, duam drejtësinë si duhet

    Rama: E do shtëpinë tani këtu? Po nuk ta sjell dot ketu.

    Dakort? Kjo ishte fjala ime. Mirëupafshim

    Nena Liza: Asnjë garanci i merr fjalët era, tha do merrni shtëpi me taksat e popullit, unë s’marr shtëpi me taksat e popullit.

    Pyetje: Nuk u morët vesh?

    Nena Liza: Nuk besoj mor gjallë, fjalet i merr era. As kontratë asgjë

    Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet brenda takimit mes kryeministrit Rama dhe nënë Lizës, banorë e “5 Majit”, e cila ishte një nga tre përfaqësuese, që u takuan me kreun e qeverisë.

    Në video nuk dëgjohet e gjithë biseda, por kryeministri Rama gjatë diskutimit i thotë të moshuarës: “Me mua nuk flet dot kështu…dëgjo këtu kur je përballë meje…”

    Ndërkohë banorja e cila ka filmuar takimin me Ramën, thotë: “Kryeministri nuk na dëgjoi regjistroi për vete dhe nuk na ka bërë asgjë”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit