12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama mbron aferën e inceneratorëve

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi sa i përket çështjes së inceneratorëve dhe debatit të hapur për ndërtimin e tyre.

    Në faqen e tij sociale, një nga komentuesi i është drejtuar me pyetjen nëse ndjen përgjegjësi për atë që opozita po e cilëson si aferë të Inceneratorëve.

    Shefi i qeverisë ka hedhur poshtë se këto investime mund të cilësohet si një aferë dhe e ka cilësuar ndërtimin e tre inceneratorëve si një punë të mirë që shpëtoi nga makthi i plehrave 3 qytetet Fier, Tiranën dhe Elbasanin.

    “Nesë në këtë punë të mire ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shendetit publik e te mjedisit”, shprehet Rama.

    Komentuesi: A ndjeni përgjegjësi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?

    Edi Rama: Ilir Mustafaraj për cilën “aferë të inceneratorëve” se une nuk di ndonjë aferë inceneratoresh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier!

    Nesë në këtë punë të mire ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike!

    Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shendetit publik e te mjedisit”.

    Inceneratorët, Rama replikon me komentuesit: Punë e mirë që

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit