17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama përplaset me gazetarët: Me ju është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash. Amanet mushkat…

    Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me kryeministrin Rama për ndërtimet në Tiranë, duke zaptuar sheshet dhe lulishtet në qendër, siç është rasti i qendrës “Toptani”. Rama u përgjigj se gjithçka është bërë sipas planit francez për qendrën e Tiranës, ndërsa analisti replikoi se nuk mund të vendosin francezët për lulishtet që të kthehen në truall ndërtimi.

    Sejamini: Sa centimetër katrorë gjelbërim i është shtuar Tiranës?

    Rama: Për këtë duhet të pyesësh kryetarin e bashkisë se unë nuk mas centimetrat katrorë të Tiranës.

    Sejamini: Ju sa centimetra katrorë i shtuat Tiranës?

    Rama: Unë nuk kam mbjellë 1 milion pemë në Tiranë, kam qenë larg këtij rekordi, por të tëra pemët që shikon ti sot në rrugët kryesore të Tiranës, përjashto rrepet që janë sa gjysma e tavolinës së Yllit, që janë të Shallvaret, te Radiotelevizioni, i kam mbjellë unë.

    Sejamini: Punë e lëvdueshme. Por unë dua të them lulishte që kanë qenë lulishte dhe janë bërë pallat.

    Rama: Në kohën time jo.

    Sejamini: Po, po.

    Rama: Po më jep një fakt.

    Sejamini: “Toptani Center” që ka qenë lulishte dhe është bërë qendër tregtare.

    Rama: Ti zotëri mos më fol për cepa me bar në zonën e qendrës ku ka patur plan për të ndërtuar.

    Sejamini: Kush e ka bërë planin?

    Rama: Francezët, arkitektët francezë që fituan konkursin ndërkombëtar.

    Sejamini: Francezët? Ne jetojmë në Shqipëri, unë nuk e di që francezët marrin vendime që lulishtet të kthehen në tokë ndërtimi, e merr pushteti lokal, qeveria shqiptare, nuk mendoj se vijnë francezët.

    Rama: Amanet mushkat, Neritan. Amanet mushkat.

    Sejamini: Pse do ta kthesh me mushkat? Unë jam i shqetësuar për këto që flas.

    Rama: Sepse është ofenduese për publikun që t’i shiten këto lloj dokrrash.

    Sejamini: Janë fakte.

    Rama: Japonezët bëjnë gjëra në Paris, jo në periferi, por ja që vijnë japonezët dhe vendosin që në oborrin e Luvrit do të hapet një gropë e madhe dhe do të bëhet një piramidë. Çohen të gjithë francezët dhe thonë “jo” dhe presidenti i Francës thotë “po” dhe bëhet piramida dhe sot të gjithë francezët janë krenarë për këtë dhe ky është një nga 1100 shembujt që mund të të jap se si një qytet dhe një vend i qytetëruar, se qytetërimin postdemokratik e sollëm ne në Tiranë dhe në Shqipërisë, pas barbarisë së madhe.

    Rama ka debatuar dhe me analistin Enton Abilekaj lidhur me artistët që mbështetën në fushatë Erion Veliajn, ndërkohë që shumë prej tyre ishin paguar nga Bashkia e Tiranës për koncerte dhe aktivitete të ndryshme.

    Rama e quajti një praktikë normale, që ndodh në të gjithë vendet e botës, ndërkohë që u “përplas” me analistin, i cili e konsideroi një fushatë propagande nga Erion Veliaj që po shfrytëzon fondet publike për interesat e tij elektorale.

    Edi Rama: Shumë më pak se në çdo kryeqytet të botësn edhe Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që e bën këtë koncert, është këngëtar dhe mbush sheshin me të gjithë rininë. Pse nuk i meriton? Si në të gjithë planetin. Unë lexoj letrat dhe dokumentat që media ose nuk i lexon, ose i lexon përgjysëm. Kjo është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash… Këngëtari vjen, paguhet nga Bashkia, vjen dhe mbjell një pemë. Ky është korrupsion? Meqë dha lekët bashkia, ku të mos mbjellë pemë?

    Enton Abilekaj: Bëjnë edhe fushatën e kryetarit të Bashkisë. Pse sponsorizon këto dhe jo një festival të muzikës së lehtë? Janë taksat tona që i bën rrushë e kumbulla.

    Edi Rama: Mos ta banalizojmë. Unë flas në parim. Pse nuk e shihni ndryshe, duke thirrur Noizyn për të mbjellë pemë, sensibilizohen lidhur me mjedisin.

    Enton Abilekaj: Këto janë dhënë për kulturën, apo për PR?

    Edi Rama: Më fal, a nuk ju vjen zor juve që e keni nxjerrë këtu dhe në këtë bisedë, fusni dy njerëz që janë krenari kombëtare (Rita Ora, Ermal Meta)? Pse nuk e mendoni ju për një sekondë të vetme që Ermal Meta e bën këtë gjë sepse e beson? Ata besojnë se lali Eri është personi që duhet mbështetur. Është e shëmtuar, është e ulët.

    Enton Abilekaj: Pse po flet Rita Ora për Bashkinë e Tiranës? Ajo nuk ka folur më parë. Nëse është e angazhuar si këngëtare, mund të kishte folur. Pse angazhohet sot?

    Edi Rama: Rita Ora ka financuar pas tërmetit. Dua Lipa ka financuar pas tërmetit.

    Enton Abilekaj: Me paratë tona publike bëhet ky PR. Kjo ka të bëjë me parimin e rekrutimit. Është rekrutim i pastër.

    Edi Rama: Pse nuk e mendon ti, që këta njerëz e duan dhe besojnë këtë njeri?

    Enton Abilekaj: Ku kanë qenë deri tani?

    Edi Rama: Ata nuk janë analistë. Për çfarë të flisnin këta?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit