spot_img
spot_img

Rrëfimi tronditës i Melisës: 5 vjeçe jam ngacmuar seksualisht

spot_img

Melisa Lleshi ka tronditur me rrëfimin e saj gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother Vip Kosova. Melisa me lot në sy rrëfeu një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tregoi se kur ishte 5 vjeçe është ngacmuar seksualisht.
“Kur kam qenë 5 vjeçe unë jam ngacmuar seksualisht.”, tha Melisa.

“Unë nuk e thashë këtë gjë as për mëshirë as për viktimizim. Por për të treguar se gjithsecili nga ne nuk është vetëm.”, tha ndër të tjera Melisa.

Ky rrëfim drithërues përloti banorët e shtëpisë dhe gjithë audiencën. Prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi pasi dëgjoi historinë e Melisës e prekur tha: “Askujt në botë nuk duhet t’i cenohet fëmijëria.”

Mbase ky rrëfim i Melisës mund të ndihmojë ato gra e vajza aty jashtë që kanë kaluar një situatë të ngjashme dhe të tregojnë të vërtetën e tyre, pa pasur fikë nga paragjykimi, apo ç’është më e rëndësishmja të kallëzojnë ato mostra që cenojnë jetën e një fëmije, vajze e gruaje.

Lajmet e fundit