15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    RTSH shkarkon spikeren, pse kërkoi burrë si Luizi ndërsa jepte lajmet live

    RTSH ka pushuar nga puna spikeren Eri Muco, e cila në janar të këtij viti, bëri një deklaratë të papritur në mbështetje të Luiz Ejllit, konkurrentit të “BBV”, i cili ishte kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut.

    Në një video që qarkulloi në rrjet, gazetarja, duke hapur edicionin informativ thotë: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem, bashkëshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”.

    Kjo deklaratë ka mjaftuar që RTSH-ja ta shkarkojë nga puna. Në një shënim në rrjetet sociale gazetarja shkruan se drejtuesit u morën me ‘skandalin’ e saj dhe jo me skandalet e vërteta siç janë vejedhjet me tendera e bindjen e verbër ndaj politikanëve.

    “Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë, por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha, madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

    Ajo çka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë, e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të cilët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre.

    Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se në ç’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta siç janë Punësimet pa asnjë kriter. Vjedhjet me tendera e karburante. Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera!

    Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni “Fjalës së lirë”, pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh.

    Rrugëtimi im vazhdon, mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën!”, shkruan gazetarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit