19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sa romantikë janë shqiptarët: “S’kam blerë gjë për Shën Valentin, s’kam lekë”- “Do e çoj për drekë në Skrapar”

    Sa romantikë janë shqiptarët? A i kanë bërë dhuratë partnerit/es për festën e Shën Valentinit?

    Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop në emisionin “Ditë e Re”.

    “Dashuria nuk është flori e as dhuratë e shtrenjtë”, thotë një qytetare, sipas të cilës mirëkuptimi dhe respekti janë dy elementët që mbajnë gjallë një marrëdhënie dhe jo dhurata e shtrenjta materiale.

    Ndërsa të tjerë shprehen se pamundësia ekonomike i kufizon në blerjen e dhuratave për të dashurin/ të dashurën e tyre.

    Sigurisht nuk mund të mungonin dhe qytetarët që nuk besojnë në këtë festë, me argumentin se dashuria nuk duhet të shprehet vetëm një ditë të vitit, por çdo ditë.

    Disa nga përgjigjet

    “Dashuria nuk është flori, as dhuratë e shtrenjtë.”

    “Nuk e festoj se jam beqar. Nuk më pëlqen kjo festë sepse dashuria nuk festohet vetëm një ditë.

    “Nuk dua dhuratë. Dua të duhem çdo ditë, jo vetëm një ditë.”

    “Asnjë dhuratë, por në dark do ta lë bashkëshorten shtatzëne. Është e vetmja gjë që nuk kushton.”

    “Le të blejë çfarë t’i dojë zemra, do i jap para.”

    “Mora një unazë për Shën Valentinin dhe jam shumë e dashuruar.”

    “Nuk i kam blerë asnjë dhuratë se nuk kam para.”

    “Për Shën Valentin kam bërë dhuratë një zemër.”

    “Nuk e kuptoj pse këtu në Shqipëri nuk të surprizojnë partneret.”

    “Një tufë me lule.”

    “Do e çoj t’i jap një drekë në Skrapar.”

    “Asgjë deri tani, sepse do e nxjerr për darkë. Do e shoh në darkë nëse do dhuratë do i jap para, nëse nuk do nuk do i jap para.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit