15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha do të sillet forcërisht nga policët në gjykatë, në rast se refuzon të përballet me Veliajn

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha për mediat pas daljes nga GJKKO se gjykata kishte vendosur që Sali Berisha në 19 maj do sillet forcërisht me policë në Gjykatë për t’u përballur me akuzën për shpifje.

    “Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por cdo gjë ka një limit.

    As budallait dhe as të ligut nuk duhet t’i hapet rrugës.

    Këto akuza t’i provojë në gjykatë.

    Ka kaq kohë që më fton debat, po Berisha nuk është burrë, është frikacak.

    Berisha është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie.

    Në 19 maj në orën 11:00 Berisha do paraqitet me detyrim në gjykatë”, tha Veliaj.

    Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Veliaj, duke thënë se “ai ka bërë udhëtime sekrete në Iran dhe se janë shqetësuar vendet partnere”.

    “Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran”, ka thënë më herët Berisha.

    Veliaj i ka konsideruar këto akuza si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur Berishën me akuzën për shpifje.

    Kryetari i bashkisë ka paraqitur një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me të dëmtuar akuzues Erion Veliaj dhe me të akuzuar Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit