spot_img
spot_img

“Sali, ke vrarë më shumë njerëz ti, se pandemia. Nuk ke më vend në Parlament”

spot_img

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri.

Ai i ka përmendur ish-kryeministrit vitin 94’, duke e akuzuar se ka thyer embargon dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë.

“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen.

Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket.

Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston” tha Arben Ahmetaj.

Lajmet e fundit