spot_img
spot_img

Selena Gomez, në lidhje me një biznesmen shqiptar?

spot_img

Fakti që këtë fillimjaveSelena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipa në New York me biznesmenin Zen Matoshi, ka bërë të indin menjeherë dyshime për një lidhje mes saj dhe biznesmenit me origjinë shqiptare.

Zeni është një nga organizatorët e “Sunny Hill”, festivali i përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë.

Një burim i afërt me Selenën pohoi për E!News se mes tyre ka vetëm miqësi. “Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës, ” tha burimi.

Selena dhe Zen u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Ishte ai që postoi një video në Instastory ku shihej skena teksa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.

Selena ka qenë këto kohë shumë e fokusuar tek shfaqja e saj “Only Murders in the Building” dhe biznesi, ndërsa ka qenë single për një kohë të gjatë tashmë.

Lajmet e fundit