spot_img
spot_img

SHBA i dhuron një skaner të ri Rapiscan me rreze X Doganës shqiptare

spot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuroi këtë javë një skaner të ri Rapiscan me rreze X prej 86,000 dollarësh në Doganën shqiptare, i cili do të përdoret në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Skaneri i ri do të shtojë aftësinë e Doganës për të rritur kapacitetin në identifikimin e kontrabandës dhe përshpejtimin e procesit për udhëtarët legjitimë.

“Dogana është vendi kryesor për kapjen e parave të paligjshme dhe kontrabandës në kufijtë e Shqipërisë. Në fund të fundit, suksesi i Doganës do të bazohet në punën e palodhur të njerëzve të saj.

Me ndershmëri, integritet dhe përkushtim ndaj misionit të tyre, ata do të kenë sukses. Kjo është ajo që ne mbështesim”, tha drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell gjatë ceremonisë së dhurimit, krah drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Doganës Shqiptare Gent Gazheli.

Lajmet e fundit