23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shkodrania bën këngë për luftën në Ukrainë, i ati tregon suksesin që po korr në Angli

    Dritan dhe Bujana Kopliku janë bab e bijë, që jetojnë në Angli. Ata janë bërë të njohur ditët e fundit, pasi Bujana me emrin e artit Boo, ka lancuar një këngë dedikuar luftës në Ukrainë.

    Kjo këngë po korr sukses, pasi po trasmetohet edhe në radiot vendase.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dritani tregoi se si shkoi nga Shkodra në Angli dhe se si ja ka edukuar frymën e muzikës 5 vajzave.

    Bujana ka lindur në Angli dhe bashkëshortja ime, Suzana është angleze. Kur erdha këtu në Angli, unë erdha me qëllimin për të shkuar në Kanada se kisha pasur familjen atje, mirëpo kur u takova me nënën e Bujanës, Suzin, qëllimet ndryshuan dhe nuk ja dola më të iki në Kanada.

    Ne kemi pesë vajza dhe i kemi rritur me muzikën gjithë kohës. Ato të gjitha i bien ndonjë instrumenti muzikor. Nuk kemi dal ende në skenë së bashku, po tani po merremi me Bujanën dhe e kemi ndërmend për të dalë dhe të bëjmë disa koncerte në muajt e ardhshëm”, u shpreh ai.

    Sakaq, Bujana zbuloi se si i lindi kjo këngë, që i dedikohet pikërisht kësaj situate të vështirë që po kalohet në botë.

    E shkrova këtë këngën për të mos humbur shpresën dhe ishte personale. Me luftën që filloi në Ukrainë e pash në një mënyrë tjetër për të mos humbur shpresën.

    Është në rrjet kjo këngë dhe në radio po transmetohet”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit