24.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptarët nesër drejt kutive të votimit, mesazhi i Gjergj Lucës: Besoni atë që shihni dhe prekni, të vërtetën! Unë e dua Shqipërinë në Europë

    Sipërmarrësi i Rozafës, Gjergj Luca ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij dhe të gjithë ata që nesër do u drejtohen kutive të votimit, për të shprehur me votë bindjen e tyre. Ai kërkon nga qytetarët që të besojnë ato që shohin, ato që prekin përditë.

    Luca uron që këto zgjedhje të kthehen në triumf për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse siç thotë ai, do që t’i përkas brezit që ka bërë diçka për vendin e tij.

    “Miqtë e mi, besoni atë që shihni, besoni atë që prekni, besoni atë që ju emocionon, pra besoni të vërtetën. Për mua si Luc, e vërteta është ajo që kërkojmë që të gjithë, për të çuar këtë vend në Europë. Ishalla këto zgjedhje kthehen në triumf për hyrjen e Shqipërisë në Europë.

    Unë e dua Shqipërinë në Europë për fëmijët e mi, që kur të iki atje te vendi, te varri, të mendoj dhe unë që kam qenë ai brez që duhet të mburrem, i njerëzve që kanë bërë diçka për ta çuar vendin e vetë atje ku duhet”, shprehet sipërmarrësi i Rozafës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit